Një aksident është raportuar në aksin rrugor Peqin-Elbasan në vendin e quajtur “Ura e Zezë”.

 

 

Automjeti që drejtohej nga 27-vjeçari G.Ç ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte 56-vjeçari P.Ç.

 

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 56-vjeçari.

 

 

NJOFTIMI:

 

Elbasan/ Informacion paraprak

 

Rreth 06:45, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në vendin e quajtur ”Ura e zezë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ç., 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi P. Ç., 56 vjeç.Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 56-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.