Kryeministri Edi Rama tha se ka ende shpresë që homologu i tij, Albin Kurti do të pranojë të takohet gjatë vizitës në Prishtinë këtë pasdite.

 

 

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Rama tha se sipas Kanunit, edhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi.

 

Rama: Në Kosovë kur të shkoj, kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin, që kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera, është e ndaluar deri kur ai të mbarojë fjalën.

 

 

Rama: Çfarë të keqe i ka ardhur nga Ballkani i Hapur rajonit? Shihni shifrat e tregtisë. Nuk e kuptoj se si ka akoma dyshime kur faktet flasin qartë. Sa i përket vëllazërisë apo gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot, nuk ka rrugë më të gabuar të rrimë në të shkuarën, të grindemi se kush është patrioti më i vërtetë, patrioti më i vërtetë është ai që do vendin e vet dhe që nuk i do të keqen. Kush nuk ka marrë pjesë në Ballkanin e Hapur ka bërë gabim.