Türkiye qëndron në solidaritet të plotë me palestinezët, tha presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan pas bastisjeve të fundit izraelite në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

 

“Allahu i mëshiroftë vëllezërit tanë palestinezë që ranë dëshmor në sulmet e ushtrisë izraelite në kampin Jenin. Türkiye është në solidaritet të plotë me popullin palestinez”, tha ErdoÄŸan në një takim të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në kryeqytetin Ankara.

 

Sulmet e forcave izraelite në qytetet palestineze kanë çuar në përshkallëzimin e tensioneve në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar në muajt e fundit, duke përfshirë sulmin e së hënës në Jenin.

 

Të paktën 12 palestinezë u vranë dhe më shumë se 140 u plagosën në ofensivën e fundit, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Pesë nga viktimat ishin të mitur.

 

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet kolone hebreje në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.