Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Gjendja e drejtuesve është jashtë rrezikut për jetën dhe ata janë shoqëruar në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Mendohet se aksidenti ka ndodhur si shkak i një tentative për të parakaluar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen autoritetet që po punojnë për zbardhjen e rrethanave.