Deputeti i PS Rrahman Rraja ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen. Vendimi vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krujë, kur vëllezërit e tij dhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja kanë dhunuar barbarisht dy kushërinjtë, Jashar dhe Bilbil Maja.

 

Djali i deputetit të PS Rrahman Rraja, Rexhep Rraja është shpallur në kërkim nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Krujë, ku u dhunuan barbarisht dy persona nga fisi Maja, në një lokal. Konflikt që më pas degradoi në përdorimin e shkopinjve të bejsbolli e shqelma.

 

"Nuk kam fjale per ta shprehur sikletin karshi te gjithe atyre qe me kane besuar gjithe keto vite. Fatkeqesisht une deshtova si prind dhe ndjehem i turperuar publikisht nga femija im. Ju kerkoj ndjese shokeve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike. Ju kerkoj ndjese atyre qe me kane dhene voten prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kerkoj ndjese viktimave te asaj dhune turperuese per familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorezohet para drejtesise. Zoti me dhente force qe ta perballoj kete dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej kete turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir. Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova." u shpreh Rraja.