Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehet se ftesa e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Paris, ku u takua me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, ishte “e pahijshme”.

 

“Unë besoj se forca jonë është veprimi dhe uniteti i përbashkët, por ka raste kur opinioni publik i favorshëm brenda vendeve rrezikon të jetë në dëm të qëllimit të përbashkët dhe kjo më duket se i përket këtyre rasteve”, tha kryeministrja italiane në Brukseli.

 

Në një intervistë për gazetën franceze Le Figaro  dhe revistën gjermane Der Spiegel, Zelensky shprehu falënderimet e tij ndaj presidentit francez Macron për qëndrimin e tij ndaj Ukrainës, duke theksuar se “në fund të fundit, ai është ai që hapi rrugën për dorëzimin e tankeve në Ukrainë”.

 

Ai tha gjithashtu se presidenti francez ka “ndryshuar vërtet” që nga koha kur deklaroi se “Rusia nuk duhet të poshtërohet”, gjë që kishte shkaktuar shqetësime të forta në Kiev.