Temperaturat e larta dhe moti i kthjellët do të karakterizojnë vendin tonë gjatë ditës së sotme, si pasojë e dominimit të kushteve të qëndrueshme atmosferike. Kjo situatë do të jetë prezente edhe gjatë orëve të pasdites ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territori. Në zonat verilindore dhe  juglindore pritet gjatë pasdites një grumbullim i vranësirave, por pa gjeneruar reshje.

 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C. Era do të mbetet sërish e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë 1 – 2 ballë.