Gazetari Artan Hoxha në një reagim në rrjetet sociale, lë të kuptohet se në orët në vijim një tjetër skandal do të ndodhë në Shqipëri, pas atij të gurores së Borizanës që u shoqërua me shkarkimin e Ministrit të Brendshëm.

 

Nuk dimë nëse gazetari investigativ ka informacione apo po aludon për një ngjarje tjetër, teksa shprehet se skandali i dytë do të “krijohet” nga propaganda për të mbuluar zhurmën e të parit.

 

Reagimi i plotë

 

Mere Fizi: Mire e ke zotrote, gjylja e madhe plasi….

 

Zakonisht, kur ndodh nje skandal me interes te madh per publikun dhe qe demton imazhin e udheheqesit, “industria” e prapagandes se pushtetit, brenda pak oresh krijon nje skandal tjeter per te shfokusuar vemendjen dhe per te çorientuar publikun…

 

Keshtu qe rrini vigjilent.

 

Sepse ne oret ne vijim, do te kete nje skandal tjeter, te krijuar per te mbuluar zhurmen e te parit…

 

E vetmja “industri”, qe nuk çedon asnjehere ne kete vend, eshte vetem ajo e propagandes…