Për shumicën e njerëzve, muaji i mjaltit është një kohë magjike, një shans për të sapomartuarit që të kalojnë çdo moment në shoqërinë e njëri-tjetrit.

 

Por jo për princin Albert të Monakos dhe gruan e tij, Princeshën Charlene, të cilët u martuan në vitin 2011. Sipas Daily Mail çifti mbretëror ka qëndruar rreth 16 km larg njëri-tjetrit në hotele të veçanta.

 

Ata udhëtuan në Durban në Afrikën e Jugut ku dhe takuan presidentin e Republikës, Jacob Zuma. Po sipas një gazete lokale ata pasi u ndanë me presidentin shkuan në destinacione të ndryshme.

 

 

Misteri u thellua edhe mës shumë kur u zbulua se Princi Albert ishte duke qëndruar në hotelin Hilton në Durban, ndërsa Charlene në Oyster Box në Umhlanga – më shumë se dhjetë milje larg.

 

Pavarësisht spekulimeve, më vonë u pretendua se arsyeja ishte mjaft e thjeshtë: se princi kishte qëndruar në Durban pasi kishte një takim herët në mëngjes dhe ishte i shqetësuar se mos ngecte në trafik.

 

Babai i princeshës, Mike Wittstock, shpjegoi në atë kohë se kjo ndodhi për shkak se Albert mori pjesë në konferencën për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në Hilton.

 

“Konferenca filloi në orën 7 të mëngjesit dhe Alberti nuk donte të ngrihej herët dhe të mbetej në trafik”- ka thënë Mike Wittstock

Një burim i Pallatit të Monakos më vonë konfirmoi se ‘për arsye praktike, ishte më mirë’ që princi të qëndronte në Hilton.