Në qytetet bregdetare të vendit janë mundësuar plazhe publike.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhet publike në Pogradec.

 

Rama shprehet se në Pogradec janë mundësuar 7 plazhe publike me çadrat falas dhe hapësira të posaçme për personat me aftësi të kufizuara.

 

Edhe në Sarandë, është krijuar një model i plazhit publik, me çadra dhe shezllone të reja pa pagesë për pushuesit

 

Kryeministri Edi Rama, publikoi dje në rrjete sociale, pamje nga ky plazh, ku shiheshin çadra të vendosura me rregull, ambiente të pastra dhe pushues që po e frekuentojnë plazhin në këtë sezon veror.

 

Vitet e fundit Shqipëria ka zënë një vend të rëndësishëm në mediet ndërkombëtare përsa i përket klasifikimit të vendit si një nga destinacionet turistike të preferuara për turistët huaj, ku spikatin qytetet si Ksamili, Saranda dhe Vlora.

 

Sezoni turistik veror ka nisur me shifra të larta dhe parashikimet janë për një verë të mbarë, ndërsa përgatitjet kanë nisur prej kohësh për infrastrukturën dhe pastërtinë.