Të tjera detaje mësohen lidhur me ngjarjen e rëndë e ndodhur në plazhin  Vilë Bashtovës. Babai dhe dy djemtë e tij të moshave 13 dhe 15 vjeç kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.

 

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet se shkak janë bërë rrymat  detare, ndërkohë që familja që kishte shkuar në Vilë Bashtovë ishte nga Tirana.

 

Në këtë plazh mungon roja bregdetare dhe mësohet gjithashtu, sipas dëshmitarëve okularë se ambulanca ka shkuar rreth 90 minuta me vonesë.