Policia e Tiranës zbardh detaje nga konflikti mes disa të rinjsh pranë spitalit Nënë Tereza. Ngjarja ndodhi gjatë natës.

 

 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi 37-vjeçari me inicialet Xh. C., ndërsa është sekuestruar dhe një pistoletë.

 

 

Shtetasi me inicialet Xh. C., rreth orës 03:00, së bashku me shtetasit F. Xh., A. Xh., M. K., dhe E. C., janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit K. K., V. Q., F. N., A. N., dhe gjatë konfliktit shtetasi Xh. C., ka qëlluar më armë zjarri në ajër.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.