Ekipet spanjolle të shpëtimit po kërkojnë në ujërat e ishujve Kanarie për një varkë që bartte të paktën 200 emigrantë afrikanë, të cilët u zhdukën më shumë se një javë më parë.

 

Grupi i ndihmës “Walking Borders” thotë se varka e peshkimit lundroi nga Kafountine, një qytet bregdetar në Senegalin jugor që është afërsisht 1 mijë e 700 kilometra nga Tenerife.

 

Grupi thotë se shumë fëmijë janë në bord, raporton agjencia spanjolle e lajmeve Efe.

 

Dy varka të ngjashme me dhjetëra persona të tjerë thuhet se janë gjithashtu të zhdukur.

 

Shërbimi i shpëtimit detar i Spanjës i tha Efe-së se një aeroplan i ishte bashkuar kërkimit.

 

Varka me 200 persona në bord u nis nga Kafountine më 27 qershor për në Ishujt Kanarie.