Valter Bami del sot para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. 37-vjeçari Valter Bami është arrestuar për armëmbajtje pa leje, dhe është i dyshuar për atentatin e ndodhur në Larushk rreth një javë më parë
Kujtojmë se në atentatin ndaj biznesmenit Gentian Bejtja, në Larushkë, mbeti i vrarë Ramazan Sino 28 vjeç dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të biznesmenit Bejtja.
Kur ndodhi ngjarja Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Valter Bami pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen, se ka qenë në banesën e tij kur ka ndodhur krimi.
Sa për gjurmët e barutit ka thënë se ka me leje një armë gjueti me të cilën bën qitje.
Valter Bami dhe Gentjan Bejtja janë në përplasje të forta mes tyre vitet e fundit pasi dy vëllezërit Bami kanë dyshime të forta se Bejtja mund të flasë dhe dëshmojë për shumë krime të tmerrshme që kanë ndodhur në zonën e Krujës.