Valter Bami është lënë në ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Tiranës. 37-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe është i dyshuar se është  përfshirë në masakrën në Larushk, në atentatin ndaj biznesmenit Gentian Bejtja, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e biznesmenit.

 

 

Në një komunikim për mediat avokati i Valter Bamit theksoi se janë të gjithë pamjet filmike dhe se sipas tij, Valter Bami kur ka ndodhur atentati ka qenë në banesën e tij, me nënën dhe fëmijët.

 

“Aty janë të gjithë pamjet filmike se ku ka qenë në kohën e ngjarjes, ka qenë me nënë. Por sot Prokuroria ndodhet në një pozicion të dobët profesional. Këto kërkojnë të pengojnë lëvizjen e lirë . Klienti im ka qenë i dënuar në 2018. Ligji ka disa kritere për të cilët mund të quhesh i rrezikshëm. Por gjykata vepron në mënyrë arbitrare nga opinioni dhe presioni. Klienti im shpjegoi që në orën që ka ndodhur ngjarja ka qenë në banesë me nënën dhe fëmijët. Lëvizjet e tij janë memorizuar të gjitha”, tha ai.

 

 

 

Valter Bami i përfshirë në masakrën e Larushkut?

 

 

Avokati: Shokohemi nga këto informacione, nuk i atribuohet akuza Valter Bamit, ai sillet për armëmbajtje pa leje se është gjetur një mikrogrimcë baruti.

 

Njohje mes Valter Bamit dhe Gentian Bejtjas?

 

Avokati: Nuk kam asnjë informacion