Jemi në gjysmë të vitit 2023 dhe deri tani, “Flowers” e Miley Cyrus është kënga më e suksesshme e vitit.

 

Kompania Official Charts, që përpilon lista të ndryshme zyrtare të këngëve dhe albumeve në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Francë, ka njoftuar se "Flowers" ka arritur 147 milionë transmetime dhe më shumë se 80,000 shkarkime në vitin 2023.

Kjo e bën atë këngën më të suksesshme të këtij viti... deri më tani.

 

“Flowers” u përfol si një këngë kushtuar fundit të martesës së saj me aktorin Liam Hemsworth, pasi Miley e publikoi në ditën e ditëlindjes së tij (10 mars).

 

Vlen të përmendet se pesë këngët më të shitura të vitit janë të gjitha nga artiste femra - hera e parë që kjo ka ndodhur ndonjëherë në historinë e top-listave.

 

Këtu janë 10 këngët më të mira të 2023-shit:

 

1. Miley Cyrus - Flowers

 

2. Raye ft 070 Shake - Escapism

 

3. SZA - Kill Bill

 

4. PinkPantheress - Boy's A Liar

 

5. Taylor Swift - Anti-Hero

 

6. Rema ft Selena Gomez - Calm Down

 

7. Calvin Harris x Ellie Goulding - Miracle

 

8. Libianca - People

 

9. Harry Styles - As It Was

 

10. Miguel - Sure Thing