Filmi i ri Super Mario Bros ka thyer rekorde në arkë, duke shënuar hapjen më të suksesshme globale të të gjitha kohërave për një film të animuar.

 

Filmi familjar – versioni i dytë i Hollivudit i lojës hit Nintendo – fitoi 377 milion dollarë (303 milion £) në mbarë botën në pesë ditët e para të publikimit. Kjo kapërceu rekordin e mëparshëm prej 358 milion dollarë (288 milion £) të mbajtur nga Frozen 2.

 

“Numrat janë të bujshëm,” vuri në dukje analisti David A Gross, i cili tha se “do të ishte lehtësisht filmi numër 1 i 2023”.

 

Në filmin “Super Mario Bros“, hidrauliku italian me mustaqe është luajtur nga Chris Pratt, ndërsa Jack Black luan rolin e zuzarit që merr frymë nga zjarri, Bowser.

 

Por filmi ka ngritur mjaft polemika tek njerëzit,  përmendim këtu Johnny Oleksinski i New York Post që tha se është “vetëm një tjetër dredhi pa shpirt për të na shitur mallra” dhe Peter Bradshaw i The Guardian e quajti atë “të lodhshme në të gjitha kuptimet”.

 

Por shumë fansa duket se nuk pajtohen, me fjalët e kritikëve në Rotten Tomatoes. Edhe Elon Musk shkroi në Twitter se “kritikët janë kaq të shkëputur nga realiteti!

 

Filmi theu rekorde të tjera, duke përfshirë hapjen më të mirë ndonjëherë për një film të bazuar në një video-lojë dhe hapjen më të mirë të vitit 2023 deri më tani, shkroi Pamela McClintock e Hollywood Reporter.