Një i ri shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur me një shtyllë. 24-vjeçari, i cili jetonte në Greqi, mesnatën e të premtes humbi kontrollin e biçikletës u përplas me një shtyllë dritash në rrugën Lakonikis, në Kalamata.

 

Sipas informacioneve nga Policia, i riu me origjinë shqiptare, për arsye të panjohura ka humbur kontrollin e biçikletës, e cila është kthyer në të djathtë të rrugës dhe ka përfunduar në një shtyllë.

 

Si pasojë e përplasjes i riu ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me autoambulancë në spitalin e Kalamatës. Por I nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, duke humbur jetën në spital.