Një familje në shtetin e Bengalit Perëndimor në Indi ka shitur fëmijën e tyre 8-muajsh për të blerë një telefon celular, transmeton Anadolu.

 

Sipas lajmit të "Inquirer News", një familje në rajonin "North 24 Parganas" e cila përballet me vështirësi financiare, ka tërhequr vëmendjen e fqinjëve të tyre pasi kanë shëtitur disa rajone të Bengalit Perëndimor dhe ka blerë një celular të modelit të ri.

 

Familja ka pranuar se ka shitur foshnjën e tyre 8-muajshe pasi fqinjët i kanë pyetur. Policia ka arrestuar nënën dhe babanë si dhe gruan që e ka blerë fëmijën.

 

Gjithashtu u pretendua se familja është përpjekur që ta shesë edhe vajzën 7-vjeçare.