Prokuroria e Tiranës reagon lidhur me konfliktin e ndodhur në Borizanë për guroren e Rrajave dhe denoncimin e banorëve të fshatit se po u dëmtoheshin banesat.

 

Në një prononcim për median, prokuroria sqaron se më 18 maj është regjistruar procedim penal dhe 7 ditë më pas i është deleguar dosja për  kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë

 

Më pas më 19 qershor është regjistruar një procedim penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 të Kodit Pena dhe se çështja vijon ende në fazën e hetimeve paraprake.

 

Njoftimi i Prokurorise

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke marë shkas nga interesimi i mediave, në bazë të njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë së Shtetit dhe në vijim të informacioneve të dhëna rreth konfliktit të ndodhur në Borizanë, ju bën me dije se:

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Krujë, më datë 18.05.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.3223 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Me shkresën Nr.6422, të datës 25.05.2023, dosja i është deleguar për  kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë.

 

Në vijim të materialit të referuar me nr.1466 nga Komisariati i Policisë Krujë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më datë 19.06.2023 ka regjistruar procedimin penal nr.3872 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal. Çështja vijon ende në fazën e hetimeve paraprake.