7 persona që punonin në Call Center janë arrestuar mëngjesin e të mërkurës në Tiranë, me urdhër të SPAK.
Policia e Shtetit dhe Forcat Operacionale kontrolluan banesat e personave të dyshuar se kanë mashtruar qytetarët evropianë nëpërmjet thirrjeve telefonike.
Në operacion kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga autoritetet italiane që sollën informacionin.