1779 bimë narkotike kanabis janë asgjësuar nga policia e Lezhës të cilat u gjetën të kultivuara në 3 njëri të administrative të këtij qarku.

Zbulimi i parcelave të drogës u krye nga kontrollet e doneve në zonat e pyllëzuara.

‘Si rezultat, u finalizua faza e 24-t e megaoperacionit policor antikanabis, në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, janë gjetur të kultivuara në total 1779 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht: 

 

-430 bimë u gjetën në pyllin e Kepshit dhe 62 bimë u gjetën në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet;

-300 bimë u gjetën në fshatin Blinisht, njësia administrative Blinisht;

-940 bimë u gjetën në fshatin Malecaj dhe 47 bimë u gjetën në fshatin Kakarriq, njësia administrative Balldre.’- njofton policia.