Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Vlorës për dënimin me 148 vite burg në total ndaj grupit të Vlorës që i bënë atentat Ines Hajrullës në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

 

Nga ky atentat, Hajrulla mbeti i plagosur.

 

Fajtor për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë është shpallur Daut Elmazi, ndaj të cilit qëndro në fuqi dënimi me 35 vite burgim, raporton Klan News.

 

Fajtor është shpallur edhe Gentjan Dautaj (Zoto), i cili po ashtu është dënuar me 35 vite burgim.

 

Fajtorë me nga 25 vite burg janë shpallur Igli Memaj, Serxhio Ademi dhe Albano Goxhaj.