Të paktën pesë persona humbën jetën pasi një helikopter që transportonte turistë të huaj u rrëzua të martën pranë malit Everest në Nepal.

 

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se helikopteri u rrëzua në zonën Lamajura, ku janë gjetur edhe trupat e pesë personave të vdekur.

 

Ndërkohë, Basanta Bhattarai, administratorja kryesore e qeverisë në zonë thotë se një tjetër turist është raportuar i zhdukur.

 

Avioni po kthehej në kryeqytetin Katmandu të martën në mëngjes, pasi solli turistët në një udhëtim turistik në majën më të lartë të botës. Sipas informacioneve turistët besohej se ishin shtetas meksikanë, ndërsa piloti ishte nepalez.

 

Zyrtari i aeroportit Sagar Kadel tha se kushtet e motit kishin shkaktuar ndryshime në rrugën e planifikuar të fluturimit të helikopterit.

 

Është e zakonshme që fluturimet të vonohen dhe rrugët të ndryshojnë gjatë sezonit të musonit në mes të shirave të dendur.

 

Sezoni turistik dhe alpinizmi përfundoi në maj me fillimin e sezonit të shirave dhe fluturimet turistike drejt maleve janë më pak të zakonshme këtë periudhë të vitit pasi dukshmëria është e dobët dhe kushtet e motit bëhen të paparashikueshme.