Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve do të mblidhet sot në orën 16:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-kryeministrit Arben Ahmetaj.

 

Kërkesa prej 12 faqesh drejtuar Kuvendit ka mbërritur ditën e djeshme në zyrat e Kryesisë dhe aty janë renditur arsyet përse sipas SPAK, Ahmetaj duhet të arrestohet.

 

Sipas News24 janë zbardhur detaje të tjera nga dosja e Ahmetajt, ku thuhet se nga një akt ekspertimi i një celulari të gjetur në shtëpinë e ish bashkëshortes së Ahmetajt rezulton se ai ka 138 komunikime dhe 3287 mesazhe me Mirel Mërtirin.