Kili është një vend me nivel të lartë sizmik dhe tërmetet janë pjesë e përditshmërisë së njerëzve në vendin e Amerikës së Jugut.

 

Këtë e tregon edhe ky moment ku në një ndeshje të divizionit të dytë tërmeti shkund tokën aq sa detyron lojtarët të ndalin lojën për disa minuta dhe për të rifilluar më pas normalisht ndeshjen.

 

Bëhet fjalë për ndeshjen Deportes Recoleta-Deportes Temuco, e ndërprerë në minutën e 41 për shkak të tërmetit 5.6 të shkallës Rihter.

.