Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë ta shohin Türkiyen si partner më të besueshëm. Sipas anketave të Institutit Republikan Amerikan (IRI), perceptimi miqësor i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj Türkiyes vazhdon të rritet vazhdimisht në vitet e fundit.

 

Në anketën më të re, të realizuar në prill-maj të këtij viti ndërsa të publikuar në korrik, 25% e qytetarëve thanë se Türkiye është partneri që ndihmon më së shumti interesat e vendit. Kjo është përqindja më e lartë e besimit ndaj një shteti partner dhe me dallim të madh ndaj të tjerëve.

 

Partneri i dytë më i besueshëm për qytetarët është Bashkimi Evropian me 18%, por besimi ndaj tyre po bie vazhdimisht në 3 anketat e fundit. Gjermania (13%) dhe ShBA-ja (11%) janë të radhës në listë.

 

Rritje konsistente e besimit ndaj Türkiyes

 

Türkiye jo vetëm që është partneri më i besueshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe besimi ndaj tyre po rritet vazhdimisht ndër vite.

 

Në katër anketat e fundit, perceptimi për Türkiyen është rritur ndjeshëm, duke u dyfishuar besimi krahasuar me 2 vjet më parë.

 

 

Mars 2021 13%

 

Nëntor 2021 14%

 

Tetor 2022 22%

 

Maj 2023 25%

 

Në pyetjen tjetër se me kë duhet të mbajë lidhje të forta Maqedonia e Veriut për të realizuar interesat e saj, sërish Türkiye ka dalë në sipërfaqe si partner më i besueshëm për qytetarët e këtij vendi. Gjithsej 83% e të anketuarve vlerësojnë se vendi i tyre duhet të mbajë lidhje të forta me shtetin turk.

 

 

//TRT