Në Izrael, ku tensionet janë në nivelin më të lartë në institucionet politike dhe të sigurisë në lidhje me robërit në Rripin e Gazës, është raportuar se kryeministri Benjamin Netanyahu ka penguar shefin e Mossadit, David Barnea, të marrë pjesë në mbledhjet e sigurisë.

Sipas një lajmi të televizionit izraelit "Channel 12", Netanyahu ka penguar të paktën dy herë shefin e Mossadit, Barnea, të marrë pjesë në takimet e sigurisë në lidhje me konfliktet në Gaza.

Në lajm thuhet gjithashtu se kryeministri izraelit Netanyahu e pengoi ministrin e Mbrojtjes, Yaov Gallant, të diskutonte çështjen e të burgosurve izraelitë në Gaza me shefin e Mossadit.

Mediat izraelite kishin raportuar më parë se vizita e Barneas në Katar për të negociuar një marrëveshje të re të shkëmbimit të të burgosurve është bllokuar nga Netanyahu.

Në mediat e vendit shfaqen shpesh lajme për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe tensionet në nivelin më të lartë në institucionet politike dhe të sigurisë, veçanërisht në lidhje me çështjet që lidhen me të burgosurit./aa