Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjatë një interviste për gazetën indoneziane Kompas, të botuar me rastin e vizitës së tij në Xhakartë, deklaroi se lufta në Ukrainë do të përfundojë vetëm nëse Perëndimi do ndalojë së kërkuari mposhtjen tonë.

 

“Lufta në Ukrainë do të vazhdojë derisa Perëndimi të ndalojë planet e tij për të ruajtur dominimin dhe obsesionin e tij për të provokuar humbjen strategjike të Rusisë përmes Kievit”, tha Lavrov. 

 

Ai gjithashtu shtoi duke thënë se deri më tani akoma nuk ka parë asnjë shenjë ndryshimi të pozicionit të Perëndimit dhe se aletatët e SHBA-së po vazhdojnë furnizimin me armë në Ukrainë duke shtyrë Zelensky-n të vazhdojë luftën.

 

“Deri më tani, nuk ka pasur asnjë shenjë të ndryshimit të pozicionit të Perëndimit. Ne shohim se si Amerika dhe aleatët e saj vazhdojnë të nxitojnë për të furnizuar Ukrainën me armë dhe ta shtyjnë Volodymyr Zelensky-n të vazhdojë luftën”, tha Lavrov.