Një 28-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se i ka vjedhur makinën një shtetasi serb. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e plazhit të Durrësit.

 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet V. B., banese në Kavajë, e cila akuzohet se i ka vjedhur automjetin shtetasit me inicialet B. S., 40 vjeç, banues në Serbi.

 

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasen V. B., 28 vjeçe, banuese në Kavajë, pasi i ka vjedhur automjetin shtetasit B. S., 40 vjeç, banues në Serbi.”, thuhet në njoftimin e policisë.