Një rast i lidhjes së energjisë në mënyrë të paligjshme është zbuluar në Shëngjin.

 

Sipas një njoftimi për mediat OSSH shkruan se në një pallat shumëkatësh në Shëngjin të Lezhës është konstatuar se ishte lidhur në mënyrë të paligjshme energjia elektrike.

 

OSSH njofton se ka ky subjekt do të ndiqet penalisht si dhe i është ndërprerë energjia elektrike me të cilën furnizohej pa leje.

 

Sipas informacioneve zyrtare lidhja e energjisë elektrike në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik të OSSH, shkakton dëm ekonomik ndaj shoqërisë si dhe vepër penale.

 

 “Një pallat shumëkatësh në Shëngjin të Lezhës ishte lidhur në mënyrë ta paligjshme me energjinë elektrike, dhe ndaj subjektit privat u mor masa administrative dhe kallëzim penal.

Vijojnë kontrollet e strukturave të OSSH kundër abuzuesve të energjisë elektrike, me qëllim vendosjen e rendit ligjor dhe formalizimin e mëtejshëm të sektorit. Nën drejtimin e Drejtorisë Rajonale OSSH Shkodër, në bashkëpunim me Departamentin e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, kanë zbuluar dhe proceduar në polici subjektin privat, pasi vidhte energji elektrike në zonën e Shëngjinit.

 

Nga kontrollet e ushtruara u konstatua një objekt banimi (pallat shumëkatësh), i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik të OSSH, duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shoqërisë si dhe vepër penale, bazuar mbi kodin. Rasti u ndoq në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente”, thuhet në njoftimin e OSSH