uvendi ka miratuar me 117 vota pro dhe 3 abstenime kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

 

 

Sipas tabulateve të votimeve, rezulton se tre votat abstenim kanë qenë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i PAA-së, Agron Duka dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

 

Nga të paktat raste kur ka votuar, i pranishëm sot ishte dhe kryeministri Rama i cili ka dhënë votën pro kërkesës së SPAK.