Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndodhet sot në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s.

Peleshi zhvilloi gjithashtu takime me homologët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për  zhvillimet infrastrukturore.

Peleshi u shpreh se, është me rëndësi koordinimi i veprimeve të përbashkëta dhe rritja e vizibilitetit për Korridorin VIII në mbështetje të forcave të përparuara të NATO-s./ata