Ekipet e shpëtimit nxorën të gjalla një foshnjë 1-vjeçare dhe nënën e saj nga rrënojat sot, më shumë se tri ditë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Türkiye-n jugore.

 

Rahaf dhe nëna e saj Ela Hamoko, 30 vjeçe, me origjinë siriane, u shpëtuan në provincën Kahramanmaraş pasi ishin të bllokuar për 81 orë.

 

Të paktën 16.170 njerëz kanë humbur jetën dhe 64.194 janë lënduar nga dy tërmetet e forta që goditën Türkiye-n jugore të hënën.

 

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën jugore Kahramanmaraş, u ndjenë nga 13 milionë njerëz në dhjetë provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa./AA