Ish-kryebashkiaku Safet Gjici ka dalë sot para Apelit të GJKKo-së, nga ku ka kërkuar masë më të lehtë sigurie sesa arresti me burg.
Prezente në gjykatë ishte edhe Alma Kaci, vajza që filmoi Gjicin teksa po kryenin marrëdhënie intime në zyrën e Bashkisë së Kukësit.
“Keni gjëra më të rëndësishme për t’u marrë.”- tha Alma në prononcimin e saj të parë për mediat.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit ankimoi masën e arrestit me burg, nëpërmjet avokatit të tij, me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit.