Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur akuzën për vrasje me dashje ndaj autores së ngjarjes tronditëse, që ndodhi më 23 dhjetor të vitit të shkuar në Dragash të Kosovës.
Ngjarja e rëndë që ndodhi disa muaj më parë në fshatin Dragash të Kosovës, ku një grua goditi disa herë me dru në kokë dhe trup kunatën e saj pas një konflikti për papastërti, ka lënë momentalisht pas hekurave autoren.
Kundër të pandehurës me iniciale N.A është ngritur akuza e “vrasjes me dashje” nga prokuroria dhe për rrjedhojë autorja e dyshuar do të lihet pas hekurave, deri në sigurimin e provave të mjaftueshme, që e bëjnë atë autore në këtë ngjarje të rëndë.