Këngëtarja e njohur Rihanna është nominuar 5 herë për çmimin ‘Emmy’ 2023.

 

Artsitja e cila së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë nuk e ka humbur këtë rast duke e ndarë me ndjekësit e saj në Instagram dhe duke i falenderuar ata për të gjithë mbështetjen që i kanë dhënë asaj.

 

“5 nominime për çmimin Emmy është çmenduri”, ka shkruar themeluesja e ‘Fenty Beauty’ në Instagram krahas disa fotove nga performanca. “Unë jam shumë mirënjohës për çdo person të vetëm të përfshirë në krijimin e këtyre kujtimeve!”

 

Mesa duket krijuesja e hitit “Ombrella” dhe producenti i njohur Jay-Z  do të marrin në shtëpi një trofe.

 

Kujtojmë që Rihanna u bë femra e parë shtatzënë që performoi në skenën e ‘Super Bowl’ disa nga këngët e saj, ndërsa gjatë performancës fërkoi barkun me dorë dhe zbuloi se ishte në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë.