Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev i dërgoi letër presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip ErdoÄŸan me rastin e 7-vjetorit të tentativës tradhtare për grusht shteti të FETO-s.
Në letrën e tij, Aliyev vuri në dukje se përkujtojnë me respekt dhe nderim të thellë kujtimin e dëshmorëve të cilët sakrifikuan jetët e tyre për të parandaluar tentativën e grusht shtetit.
"Plani tradhtar i kryer më 15 korrik është një prej sprovave më të vështira të historisë së Türkiye-s", tha Aliyev duke shtuar se vullneti i popullit turk i cili doli faqebardhë nga kjo sprovë, i tregoi edhe njëherë qartë të gjithë botës vendosmërinë, qëndrueshmërinë e vullnetit dhe besnikërinë e tyre ndaj shtetit dhe demokracisë.
Aliyev tha se "Fitorja e arritur me gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve falë vullnetit të popullit turk dhe shtetit të cilët qëndruan krah për krah në atë ditë të vështirë, konfirmoi dashurinë e popullit turk për atdheun, shpirtin e tij unik luftarak dhe pamposhtjen e tij. Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar e cila është simbol i solidaritetit dhe unitetit kombëtar do të festohet si një ditë e madhe krenarie në historinë e shtetit turk".
"Populli dhe shteti i Azerbajxhanit që nga momentet e para qëndroi pranë shtetit dhe popullit turk në këtë luftë dhe dënoi në mënyrë të ashpër tradhtarët që sulmuan strukturën kushtetuese dhe pushtetin legjitim të vendit. Fitoren e popullit turk, i cili doli më i fortë nga këto ngjarje e ndamë si fitoren tonë, gëzimin e tij si gëzimin tonë dhe trishtimin e tij si trishtimin tonë dhe dëshmuam edhe njëherë se jemi një popull, dy shtete", tha Aliyev.
"Kam besim se ne do të vazhdojmë në mënyrë të qëndrueshme përpjekjet tona të përbashkëta për të ruajtur pasurinë tonë më të madhe, vëllazërinë e palëkundur Azerbajxhan-Türkiye, unitetin dhe solidaritetin tonë, për t‘ua paraqitur brezave të ardhshëm, në emër të zhvillimit dhe konsolidimit të aleancës tonë strategjike në të gjitha drejtimet", tha Aliyev duke shtuar se populli vëlla turk në atë ditë ku u shkrua epopeja e vërtetë e trimërisë pengoi planin tradhtar dhe shpëtoi Türkiye-n nga një katastrofë të madhe duke iu përgjigjur menjëherë thirrjes së ErdoÄŸan-it./AA