Dy shoferë kamionësh janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi kishin fshehur emigrantë në mjetet e tyre.

 

 

 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 48 vjeç, banues në Korçë dhe S. K., 44 vjeç, banues në Elbasan.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në automjetet kamiona që drejtonin këta shtetas, u gjetën të fshehur gjithsej 5 emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga këta dy shtetas, me qëllim kalimin e kufirit, ilegalisht.