Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin Lushnjë-Fier në vendin e njihur si ‘Pushimi i shoferit’. Mjeti që është ndalur buzë rrugës është shkrumbuar tërësisht, por fatmirësisht drejtuesi ka arritur të dalë në kohë prej tij. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit./Opinion.al