Një aksident ka ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut paraditen e kësaj të mërkurë.  Mësohet se autobusi i linjës së Petrelës është përplasur me një automjet.

 

Sipas abcnews, janë lënduar 6 persona, të cilët janë dërguar te Spitali i Traumës.

 

Fatmirësisht, të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta.