Disa ditë më parë reperi i njohur Fero Fera ka kërcënuar me jetë dhe ka dhunuar partneren e tij, Arbenita Ismaji.

 

Pas ngjarjes së rëndë artisti është dënuar nga gjykata në Gjilan me masën e sigurisë për paraburgim prej 30 ditësh, nën akuzën e dhunës në familje, sulm fizik dhe kërcënim ndaj modeles Arbenita Ismajli.

 

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku dyshohet se Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, sipas Gazetës Sinjali.

 

Reperi mësohet se i ka thënë “do të të vras nëse ma merr vajzën”. Pas dhunës së ushtruar ndaj saj, Arbenita është larguar nga banesa ku bashkëjeton me Feron dhe vajzën e tyre.

 

Mirëpo në lidhje me këtë ngjarje ka folur së fundmi avokati i Feros, Sherif Sherifi duke treguar arsyen që çoi në konflikt çiftin.

 

Ai tha se çdo gjë filloi kur Arbenita u kthye nga Anglia duke pretenduar se lidhja e saj me reperin nuk po funksiononte, ndërsa shtoi se gjendja u përkeqësua kur modelja filloi të pyeste për pashaportat e vajzës së tyre.

 

“Çdo gjë filloi kur Arbenita u kthye nga Anglia ku jeton dhe punon. Dyshja kanë pasur një debat dhe ky ka nisur nga Arbenita pasi pretendoi se lidhja e tyre nuk po funksionon dhe kushti kryesorë i saj ka qenë me e marrë vajzën e tyre në Angli. Ka ardhur në Kosovë dhe filloi të pyetë se ku janë pashaporta e vajzës dhe këtu ka filluar debati.”- tha avokati i Feros.