Dafina Zeqiri dhe DJ Geek mund të mos jenë në ditët e tyre më të mira, ose së paku, këtë tregojnë zhvillimet e fundit në Instagramin e tyre.

 

Dafina publikoi një foto në Instagram Story ku shkruhet empty (bosh).

Në një kërkim në profilet e tyre zyrtare të Instagramit, dyshja i kanë fshirë fotografitë e përbashkëta dhe nuk ndiqen më në rrjet.

Për momentin, kjo është gjithë çfarë dimë. Mund të jenë ndarë, ose të jetë një lëvizje e radhës e skuadrës së marketingut (këngë e re?).