Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot njw inspektim në një prej Njësive të asistencës mjekësore në territor.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në zbatim Planin e masave kundër valës së të nxehtit, në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore dhe Njësinë Mjekësore të Ushtrisë

 

Ky plan masash përmbanvendosjen në gatishmëri të 9 autoambulancave në zonat me fluks të lartë, në qendrat e qyteteve, për ardhjen në ndihmë të rasteve urgjente

 

Gatishmëri në shërbimin parësor, me shërbimin e urgjencës pediatrike 24/7 në 4 qendra në Tiranë.

 

30 Qendra shëndetësore verore në zonat bregdetare dhe malore.

 

Gatishmëri e shtuar në urgjencat e spitaleve.

 

Fushatë intensive komunikimi të mjekëve dhe ekspertëve të shëndetit publik për këshillat dhe veprimet në rastet e të nxehtit.