Bujar Muli, i njohur si “Hulku i Kosovës”, ka thyer rekordin botëror për peshën më të rëndë të mbajtur në trup.
“Hulku” ka thyer rekordin paraprak prej 1530 kg, duke arritur të mbajë në trup peshën prej 1531 kilogramësh. “Tash e 20 vite më është dashur të përgatitem. Ëndrra ime është të bëhem njeriu më i fortë në botë”, deklaroi “Hulku” për RTK-në para thyerjes së rekordit.
Ky organizim u mbajt nën patronazhin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
“Ne si komunë jemi tejet të nderuar që organizohet këtu kjo garë për të thyer rekordin e Guiness për të mbajtur peshën prej 1530 kg. Unë i uroj shumë suksese Bujarit dhe uroj që ta thyejë këtë rekord dhe që Bujar Muli, Hulku i Kosovës, të bëhet peshëngritësi më i madh në botë”, tha kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.