Një 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në afërsi të stadiumit Koplik. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se i riu është një emigrant nga siria.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij, por nga informacionet e deri tanishme thuhet se nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e pajetë të 30-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:50, jashtë një banese të braktisur në afërsi të stadiumit Koplik, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune një shtetas rreth 30 vjeç, dyshohet shtetas sirian.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të vdekjes si dhe identifikimin e këtij shtetasi.