Në kushtet e motit me temperatura të larta, mbrojtja e sipërfaqeve pyjore nga zjarret është një prioritet jo vetëm për autoritet por kërkon vigjëlencë edhe nga komunitetet.

 

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, tha se, “pyjet dhe zonat e mbrojtura janë destinacione turistike këtë verë, por gjatë ditëve të nxehta që po kalojmë, ku favorizohet rënia e zjarreve, bëj thirrje për kujdes e ndërgjegjësim në çdo moment”.

“Parandalimi i rënies së zjarrit në pyje, është shumë me i lehtë sesa shuarja dhe izolimi i tij”, tha Kumbaro, teksa solli në vëmendje numrin e telefonit 128 të Shërbimit Zjarrëfikës apo numrin 112 të Shërbimit të Emergjencës.

“Mbroni Pyjet dhe Kullotat nga zjarret”, tha Kumbaro