Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur të hënën në Kretë. Mediat greke shkruajnë se 17-vjeçari shqiptar bashkë me vëllain e tij, 14 vjeç, po udhëtonin me biçikletë kur janë përplasur nga një makinë.

 

Aksidenti ishte fatal për fatin e 17-vjeçarit, i cili nuk ka arritur që të mbijetojë plagëve të marra nga përplasja ndërsa vijon të jetë i shtruar në spital vëllai i tij, i cili është jashtë rrezikut për jetën por me fraktura të rënda.

 

Ndërkohë përmes një video të publikuar në mediat greke shihet momenti kur makina ka bërë një kthim të papritur në mes të rrugës duke u prerë rrugën të miturve që po udhëtonin me biçikletë, të cilët nuk patën mundësi që të shmangnin përplasjen.