Ditën e sotme agjentët e BKH-së kontrolluan banesën e babait të ish-gruas së Arben Ahmetajt në Lalëz si dhe një banesë ku ai ka jetuar pranë liqenit artificial në Tiranë.

 

Deri më tani nuk ka raportime që agjenentët të kenë gjetur të dhëna të reja që mund të rëndonin akuzat e ish-zëvendëskryeministrit, i cili prej disa ditësh është larguar nga Shqipëria.

 

Sipas burimeve të “Klën News”, Arben Ahmetaj nuk ka asnjë banesë në emër të tij. Banesa e kontrolluar në Tirsnë ishte e marrë me qira. Ndërkohë që ishte boshatisur më herët nga Ahmetaj dhe kishte shumë pak sende personale të tij.