Është miratuar në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë nen për nen projektligji për kanabisin për përdorim mjekësor .

 

Deputetët socialistë rrëzuan propozimin e Erion Braçes, për përcaktimin e hapësirës që do të shfrytëzohet për kanabisin industrial.

 

Ndërkohë u pranuan disa ndryshime të propozuara nga deputeti i PS Ilir Metaj, si ai për të shtuar një nen për procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës”.